Ndalohet në Durrës peshkarexha që transportonte klandestinë (20 Korrik 2000)
Anija e peshkimit “Epolito” është ndaluar nga policia e Durrësit me 10 emigrantë klandestinë që synonin brigjet e Italisë. Bashkë me ta u ndalua kapiteli i anijes shqiptare Robert Mujollari 55 vjeç nga Korça dhe 3 marinarët e saj. Operacioni u zhvillua nga policia vendase ne bashkëpunim me misionin e asistencës doganore. Sipas burimeve zyrtare klandestinët janë nisur me gomone nga bregu i Spillesë në rrethin e Kavajës.
Rreth 8 milje larg bregut në det të hapur klandestinët janë imbarkuar në anijen e peshkimit “Epolito”. Anija u bllokua nga policia ndërkohë që materialet me 4 anëtarët e ekuipazhit të saj iu dërguan Prokurorisë. Mbi të ndaluar rëndon akuza e favorizimit të klandestinëve. Ndërkohë që hetimet kanë vazhduar dhe për klandestinët e ndaluar dhe për gomomne e nisur nga plazhi i Spillesë./tvklan.al