Policia kontrolle te lokalet në ish-Bllok
Nuk respektonin masat, procedohen 2 administratore
Pavarësisht rritjes së rasteve me koronavirus, shumë lokale në vend shkelin protokollet e sigurisë.
Policia ka proceduar dy administrator lokalesh në Tiranë, të cilët nuk po respektonin masat anti-covid, si dhe dhe kanë prishur qetësinë publike.
Lokalet ndodhen në zonën e ish-Bllokut, ku njëri prej tyre i është vendosur gjobë prej 1 milion Lekësh.
Gjithashtu u janë sekuestruar edhe pajisjet që përdoreshin për muzikën. Në videon e policisë dallohet se në zonën e ish-Bllokut nuk respektohet distancimi social.
Tv Klan