Gjyqtarët e Tiranës fillojnë pushimet – (21 Korrik 2000)


Gjyqtarët e Tiranës fillojnë pushimet – (21 Korrik 2000)

19:42 21/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Gjyqtarët e Tiranës nisin pushimet, duke mbyllur dosjet në sirtarë. 45 ditë është koha e pushimeve verore, për gjyqtarët, por sipas kryegjyqtarit Sokol Çomo, puna në Gjykatën e Faktit nuk do të pezullohet tërësisht. Sipas tij do të vazhdohen ato procese, të pandehurit e të cilëve gjykohen në masë arresti. Por është gjetur një zgjidhje dhe për proceset e tjera.

Kështu është vendosur që gjyqtarë të çështjeve të caktuara, të lënë pushimet për një ditë, ku mund të zhvillojnë një seancë e pastaj të shkojnë sërish me pushime. Marrja e këtyre masave sipas kryegjyqtarit Sokol Çomo është bërë në mirëkuptim edhe me vetë gjyqtarët, me qëllim që dyert e gjykatës të mos mbyllen plotësisht./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj  






Të ngjashme