Hoti e Vuçiç sot në samit virtual
Rikthehet dialogu, ndërmjetësohet nga Merkel e Macron
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë sot një samit virtual. Ky samit shënon rikthimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Samiti do të ndërmjetësohet nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Dy liderët europianë u angazhuan për rikthimin e dialogut, pas dështimit të takimit të Uashingtonit, me tërheqjen e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara e kanë përshëndetur rifillimin e dialogut.
Tv Klan