Zjarr në tregun e Medresesë (24 korrik 2000)


Zjarr në tregun e Medresesë (24 korrik 2000)

13:57 24/07/2000

Një shkarkim i kabullit elektrik ka qenë shkaku i zjarrit në tregun e veshmbathjeve pranë Medresesë. Pas ekspertizës policore, del se zjarri i rënë në këtë treg, ka ardhur pikërisht nga rrëzimi i njërit për këtyre kabllove. Për fat të mirë zjarri është lokalizuar që në momentin e djegies.

Sot tregtarët që punojnë këtu kanë filluar pastrimin për të vënë sa më shpejt në funksionim tezgat e tyre. Ndërkohë sot ky tregtar po bën dhe llogaritë e humbjes nga djegia e mallit. Fakti që kjo pjesë e tregut ka qenë më shumë me kartona dhe materiale plastike, ka bërë që zjarri të përparojë shumë shpejt duke bërë gjithçka shkrumb e hi./tvklan.al






Të ngjashme