Vrau kunatin, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari


Vrau kunatin, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

10:43 11/07/2020

Një person i dënuar me 19 vite burg për vrasje dhe disa vepra të tjera penale është ekstraduar nga Italia. Bëhet fjalë për Dritan Karajn alias Ethem Ademi, 39 vjeç.

Karaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 19 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Karaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi më 11 Mars të 2004-s në Fushë Krujë ka vrarë me armë kunatin e tij. Më pas ai është larguar nga vendngjarja. Por gjatë periudhës që qëndronte i fshehur, sëbashku me persona të tjerë, ai ka rrëmbyer një person me qëllim përfitimin e një shume prej 7 mijë eurosh.

Karaj është hetuar dhe gjykuar në mungesë për këto vepra penale dhe është shpallur fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë. Ai u arrestua në Janar të një viti më parë në Bergamo me qëllim ekstradimin në vendin tonë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ekstraduar nga Franca edhe një person tjetër. Bëhet fjalë për Ilir Kellon, 45 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale ”Mashtrimi”./tvklan.al






Të ngjashme