Trump ul dënimin për ish-këshilltarin Stone
Demokratët e akuzojnë për abuzim me pushtetin
Presidenti amerikan Donald Trump ka ulur dënimin për një nga ish-këshilltarët më të besuar dhe mikun e tij Roger Stone. Lëvizja erdhi disa ditë para se Stone të niste 40-muaj burg për ndërhyrje tek dëshmitarët si dhe pengim të hetimit mbi përplasjen me Rusinë për ndërhyrjen e kësaj të fundit në zgjedhjet e 2016.
Stone, 67 vjeç, u dënua pasi Gjykata Federale e Apelit refuzoi kërkesën e tij për të shtyrë datën e vetëdorëzimit. Por në një intervistë për “The Associated Press”, Stone tha se Trump i kishte thënë të premten në mbrëmje se nuk ishte më në telashe.
Vendimi i Presidentit ka irrituar demokratët të cilët e akuzojnë për të disatën herë kreun e shtëpisë së bardhë për abuzim me pushtetin dhe minim të sistemit të drejtësisë.
Tv Klan