Nis shpërndarja e granteve të rindërtimit në Durrës
Ahmetaj: Fondit për të gjitha bashkitë më i lartë seç e kishim parashikuar
7450 familje në Bashkinë e Durrësit do të përfitojnë nga shumë prej 2.5 miliardë lekësh për dëmtimet e riparueshme të banesave te tyre.
Kryeministri justifikon vonesat e procesit të rindërtimit me masat shtrënguese të diktuara nga pandemia megjithatë premton se duke nisur nga kjo vjeshte e deri vitin tjetër të gjitha shtëpitë individuale do të kenë përfunduar. Impakti i gjithë këtij procesi siguron se do të jetë i suksesshëm si ne ekonomitë lokale të zonave që do të rindërtohen dhe atë kombëtare.
Rama siguroi se Durrësi është në vëmendjen e tij personale dhe këtu gjen rastin të shpjegoje problematikën e krijuar me mbetjet pas heqjes nga venddepozitimi i Porto Romanos.
Tv Klan