Lumi Erzen frekuentohet nga qytetarët e Tiranës për plazh – (23 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Jo vetëm buzë detit por plazh mund të bëhet edhe në breg të lumit. Janë jo pak familje nga Tirana që vijnë çdo javë në breg të Erzenit. Në krahasim me plazhin në Durrës, buzë Erzenit preferohet se është më afër me Tiranën dhe më qetë. Përveç qetësisë këta familjarë kanë gjetur këtë zgjidhje pasi në verën e këtij viti, buzëdetit përveç papastërtive i shqetësojnë edhe kandilat e detit.
Kështu disa vijnë çdo të diel buzë Erzenit. Dikur këtu laheshin vetëm fshatarët e zonës përreth, por pak nga pak janë mjaft tiranas që zbulojnë edhe një mundësi tjetër për t’ju shmangur metropolit në fundjavë./tvklan.al