Korçë, gruri i pa shitur në fshatin Libonik – (23 Korrik 2000)


Korçë, gruri i pa shitur në fshatin Libonik – (23 Korrik 2000)

10:03 23/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

U bënë tre vjet që banorët e fshatit Libonik të Korçës nuk arrijnë të shesin grurin që prodhojnë. Katër mijë banorët e Libonikut mbjellin vetëm grurë sepse nuk ka ujë për të kultivuar bimë të tjera, por në krahasim me më parë rendimenti ka rënë mbi tre here dhe çmimet nuk janë të përshtatshme.

“Për mua si bujk është më mirë që unë të mos e mbjell grurë. Nuk ia vlen mbjellja e grurit sepse kjo është me shpenzim më të madh dhe qeveria në këtë drejtim nuk na ndihmon”.

Ky lajmërim bënë të ditur se shteti e mbledh grurin me 22 lekë kilogrami, ndërkohë pak a shumë me të njëjtin çmim shiten krundet.

“Fshatarët e mbaruan tani korrjen e grurit. Të gjithë e kanë magazinuar nëpër kioskat që kanë ndërtuar, një pjesë i kanë përjashta dhe nuk i dorëzojnë për arsye se çmimi i grumbullimit është tepër i ulët. Ai që e grumbullon jo vetëm që e merr me çmim tepër të ulët, por ka dhe me firo, dmth leverdia e fshatarit është pothuajse zero”.

Në këtë mënyrë Liboniku është në pikëpyetje, vitin që vjen duhet të mbjellë apo jo grurë./tvklan.al






Të ngjashme