Parlamenti heq taksën e solidaritetit (25 korrik 2000)


Parlamenti heq taksën e solidaritetit (25 korrik 2000)

12:12 25/07/2000

Brenda pak ditësh Parlamenti do të heqë taksën e solidaritetit për shqiptarët që hyjnë dhe dalin në pikat kufitare. Kjo taksë do të hiqet përfundimisht në vitin e ardhshëm buxhetor. Gjatë vitit 1999 nga kjo taksë u arkëtuan 1,9 miliard lekë ndërsa për vitin 2000 janë planifikuar të arkëtohen 2,2 miliard lekë, ndërsa vetëm për 4 mujorin e parë të këtij viti u mblodhën 873 milion lekë.

Niveli i lartë i taksës së solidaritetit ka bërë që shumë subjekte të biznesit ambulantë të mos licensohen. Nga heqja e kësaj takse do të nxitet licensimi i rregullt i tyre./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme