Jemin Gjana: Qeveria e implikuar në trafikun e klandestinëve dhe prostitutave (25 korrik 20000


Jemin Gjana: Qeveria e implikuar në trafikun e klandestinëve dhe prostitutave (25 korrik 20000

15:01 25/07/2000

Partia Demokratike duke protestuar në ngjarjet e djeshme në
Otranto, ka akuzuar kryeparlamentarin Gjinushi dhe ministrin e Jashtëm Paskal Milo, përveç të tjerash dhe për trafik prostitutash.

“Partia Demokratike ripërsërit deklarimet e saj se trafiku i klandestinëve dhe i prostitutave është tërësisht vepër që komandohet nga qeveritarët shqiptarë. Gjinushi dhe ndihmësit e tij, familjarë apo të afërm të tij janë ndër organizatorët kryesorë të trafikut të klandestinëve dhe prostitutave. Në të njëjtin rrjet bën pjesë dhe ministri i Jashtëm Paskal Milo i cili përdor pozitën e tij zyrtare për të pajisur me viza brenda atij trafiku të madh që bëhet, mes të tjerash dhe dhjetëra prostituta nga vendet e lindjes që nisen drejt vendeve të BE-së. “

Partia Demokratike ka shprehur bindjen se krerët e shtetit nuk mund t’i japin fund tragjedive të kanalit të Otrantos pasi çdo shqiptar, italian apo kurd në fund të detit është për ta një thes me para./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme