Mullari merr flakë, zjarrfikëset shpëtojnë banesën nga flakët (26 korrik 2000)
Një mullar me kashtë që digjet ka vënë menjëherë në veprim zjarrfikësit e Tiranës. Pas një telefonate, tre makina zjarrfikësi kanë mbërritur menjëherë në këtë shtëpi në Sauk për të shuar zjarrin e mullarëve që rrezikonte dy shtëpi aty afër si dhe komplet zonën përreth.
Zjarri kishte rënë pasi njëri nga fëmijët e familjes po luante me shkrepëse pranë mullarëve. Kësaj radhe vetëm në pak minuta zjarri është shuar. I zoti i shtëpisë dhe familajrët në rrezik, kanë falenderuar zjarrfikëset që kësaj radhe janë treguar të shpejtë për të ardhur në vendngjarje./tvklan.al