Kandidatët e PD-së gati për zgjedhjet lokale (26 korrik 2000)
Partia Demokratike do të fillojë përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie apo komune nga seksionet e saj. Sipas sekretarit organizativ Ilir Bano të gjithë të përzgjedhurit e seksioneve, do të votohen në konferencat e degëve ku do të zgjidhet dhe kandidati që do të konkurojë për zgjedhjet lokale.
“Do të jetë një proces i tëri transparent për strukturat e Partisë Demokratike në rrethe. Përzgjedhjen përfundimtare e bëjnë aktivët në konferencat e degëve. Mendojmë që ky proces mund të fillojë nga mesi i muajit gusht i kohë.”
Deri tani Partia Demokratike nuk ka përcaktuar emra sepse sipas
Banos nuk mungojnë preferencat individuale që edhe këto do t’i nënshtrohen votave të demokratëve./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego