Gjendet kufoma e një të riu në Liqenin Artificial – (28 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Gjendet kufoma e të mbyturit në Liqenin Artificial. Sot në mesditë rreth orës 13, pikërisht në këtë vend, përball shkollës “Galileo Galilei”, trupi i pajetë i një të riu ka dalë në sipërfaqe. Nuk kanë vonuar shumë policët dhe mjekët ligjor të cilët shumë shpejt kanë bërë veprimet e para dhe kufomën e kanë përcjellë në morg.
Kufoma e gjetur sot nuk ka ende një identitet. Sipas Policisë së Tiranës është konkluduar se ajo nuk i përket asnjë prej shumë të kërkuarve nga policia. Mosha e kufomës është e re, por identifikimi i tij është i vështirë për momentin. I mbyturi i dalë sot në sipërfaqe i dha fund jetës dy ditë më parë duke u futur në liqen. Pasi u kishte shpëtuar polumbarëve të shtetit, kufoma e të riut ka dalë në breg disa dhjetëra metra larg nga vendi ku ishte zhytur për herë të fundit./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj