Fondi për varrezat e Sharrës – (28 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Para pak javësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, dha alarmin se në Sharrë nuk kishte më vend në varreza, tani ky problem u zgjidh. Këshilli i Ministrave i dha nëntë milion lekë Ministrisë së Punëve Publike, për varre të reja, më pas ky fond i kalon bashkisë, por kjo zgjidhje është deri në vitin 2002. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Ramiz Balla thotë:
Ramiz Balla:- “Ky fond do të konsistojë në ngritjen e parcelave të reja në fushën e Sharrës dhe zgjidhjen e problemit që është krijuar nga mungesa e ardhjes së fondeve”.
Gazetarja:- Është i mjaftueshëm ky fond?
Ramiz Balla:- “Ky fond është i mjaftueshëm për vitin 2000-2002, por është domosdoshmëri që të vijnë fonde të tjera për projektim dhe për një perspektivë afatmesme dhe afatgjatë”.
Pra në muajt e ardhshëm bashkia kërkon që të studiohet një tjetër hapësirë ku të krijohen varreza të reja./tvklan.al