Luan Rama: Në zgjedhje nuk do të ketë parregullsi dhe korrupsion (29 Korrik 2000)
Mbledhjet e komiteteve drejtuese socialiste nëpër rrethe ku janë zgjedhur 3 kandidatë për çdo komunë dhe bashki, nuk do të përsëriten edhe pse në disa prej tyre ka patur parregullsi në procesin e votimit. Sekretari për Marrëdhëniet Publike Luan Rama tha se të hënën kryesia e Partisë Socialiste mund të mos i marrë parasysh rezultatet e këtyre votimeve duke caktuar një tjetër kandidat për kryebashkiak.
Rama duke u mbështetur në deklaratën e OSBE-së në procesin e votimeve, theksoi:
“Më në fund u arrit që edhe zgjedhësit shqiptarë të jenë të regjistruara sipas parimeve të pranura ndërkombëtare dhe që përbëjnë siguri e një procesi zgjedhor korrekt, transparent, të pamanipulueshëm dhe të pakontesueshëm. E theksoj këtë moment sepse të gjitha kontestimet mbi rezultatin e zgjedhjeve të realizuara më parë gjatë kohës kur qeveriste Partia Demokratike, e kishim bazën tek regjistrimi i manipuluar dhe tek falsifikimi i listave të votuesve.”
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Luan Rama tha se trafiqet duhet të luftohen sidomos në tokë në bashkëpunim me palën italiane./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame