Nënshkruhet kontrata mes KESH dhe Enel Power (1 Gusht 2000)


Nënshkruhet kontrata mes KESH dhe Enel Power (1 Gusht 2000)

12:43 01/08/2000

Banka Europiane ka dhënë një kredi falas për kompaninë tonë elektroenergjetike. Qëllimi i kredisë është ndër të tjera të mblidhen paratë e faturave dhe të përmirësohet shërbimi në rrjet. Për të arritur këtë qëllim, KESH-in tonë do t’a ndihmojë simotra e saj italiane, Enel Power.

Sot në Tiranë u nënshkrua kontrata përkatëse. Kompania italiane do t’a ndihmojë KESH-in për të ngritur strukturat e tij, do të përcaktojë se sa janë humbjet për secilin konsumator do të vëzhgojë mënyrën e investimeve dhe do të japë mendim për to. Sipas kontratës, i gjithë procesi do të zgjasë 1 vit e gjysmë./tvklan.al






Të ngjashme