Çfarë rekomandojnë ekspertët për shëndetin e adoleshentëve


Çfarë rekomandojnë ekspertët për shëndetin e adoleshentëve

09:30 16/07/2020

Periudha e adoleshencës është periudha e rritjes dhe zhvillimit, posaçërisht nga mosha 13-18 vjeç. Kjo është periudha kur adoleshentët kalojnë nëpër ndryshime të shumta në trupin dhe fizikun e tyre.

Nutricionisti Nmami Agarwal thotë se kjo është një periudhë, e cila kërkon një kujdes të shtuar.

“Ky është koha e duhur për të filluar një regjim dietik. Sigurohuni që të vendosni qëllime reale të peshës dhe të mos e ndërpresni ushqimin në mënyrë drastike, nën shembullin e miqve ose ndikimin e mediave sociale”.

Konsumoni një dietë të ekuilibruar

Dieta juaj duhet të ketë një ekuilibër midis proteinave, yndyrnave, vitaminave dhe mineraleve. Është mjaft e rëndësishme përfshirja e proteinave në çdo vakt, pasi proteina mbështet rritjen dhe zhvillimin e muskujve. Përqendrohuni në konsumimin e drithërave të plota si gruri, orizi dhe tërshëra. Përfshini burime të pasura me proteina si sojë, vezë, mish, peshk yndyror, thjerrëza, bishtajore dhe produkte të qumështit.

Mos i anashkaloni vaktet

Adoleshentët duhet të hanë shpesh gjatë gjithë ditës. Kjo për shkak se truri dhe trupi i tyre funksionojnë vazhdimisht për studime, lojëra dhe sporte. Ata kanë nevojë për një furnizim të vazhdueshëm të energjisë, e cila mund të merret përmes vakteve të vogla dhe të shpeshta. Shmangia e vakteve çon në rritje jo të shëndetshme.

Merruni me aktivitet fizik

Aktiviteti fizik ka një rëndësi të madhe për adoleshentët, minimumi 60 minuta aktivitet për 6 ditë në javë është e rëndësishme për adoleshentët. Ata duhet të angazhohen në sporte në natyrë, me miqtë ose familjen. Çiklizmi, vrapi, vallëzimi ose gjithçka që i mban ata në lëvizje është e rëndësishme për adoleshentët.

Kufizoni kohën para ekranit të kompjuterit ose telefonit

Është e rëndësishme që të monitorohet koha e qëndrimit para ekranit të kompjuterit ose telefonit. Kjo sepse duke shpenzuar shumë kohë para tyre, ata mund të përjetojnë stres, të bëhen joaktivë dhe të kenë çrregullime me gjumin./tvklan.al






Të ngjashme