Mbledhje dhe promovim
Këshilli i Qarkut Berat zhvillon takimet në zonat turistike
Respektim i protokolleve që kërkon koronavirusi dhe njëkohësisht promovim i turizmit. Këtë rezultat kanë mbledhjet në një formë të re që po zhvillon tashmë këshilli i Qarkut Berat në natyrë, larg ambienteve të zyrave. Mbledhja e radhës e Këshillit u zhvillua pikërisht pranë Kalasë së qytetit.
Nisma do të vijojë më tej ku mbledhjet e këshillit bashkiak Berat do të vazhdojnë të mbahen në destinacione të ndryshme turistike për të marre vendime të rëndësishme, po njëlloj si në zyra.
Klan Plus