Brenda “spitaleve horror”: Pacientët luftojnë për oksigjen, foshnjet humbin jetën prej mbipopullimit


Brenda “spitaleve horror”: Pacientët luftojnë për oksigjen, foshnjet humbin jetën prej mbipopullimit

22:07 15/07/2020

Gjigandi mediatik britanik BBC ka realizuar një investigim në spitalet e Afrikës së Jugut, të cilat po përballen dështimin e sistemit shëndetësor.

Kjo pasi atje ka mjekë dhe infermierë të stërlodhur dhe spitalet janë tejmbushur me pacientë me Covid-19. Stafi kryesor i spitaleve ose ka humbur jetën ose është sëmurë për shkak të koronavirusit në provincën e Kepit Lindor.

Infermierët janë të detyruar të punojnë si pastrues, ndërsa kirurgët lajnë vetë rrobat spitalore. Gjithashtu atje ka raportime alarmuese për fëmijë të sapolindur që humbin jetën për shkak të mbipopullimit dhe mungesës së stafeve në maternitete.

Ndërkohë që mjekët, sindikatat dhe grupet e menaxhimit luftojnë me ato pak mjete që kanë në dispozicion, një mjek i moshuar e ka përshkruar situatën si një “dështim epik të një sistemi thellësisht të korruptuar”.

Një prej tyre, John Black, është shprehur se tashmë në spitalin e tij po punohet me 30% të stafit të reduktuar.

“Shërbimet po shkërmoqen. Covidi ka hapur të gjithë të çarat në sistem. Po krijon një konflikt të madh”, duke shtuar se pacientët “luftojnë për furnizim me oksigjen”.

Në spitalin Livingstone, ambientet e brendshme duken si luftë. Atje ka mbetje spitalore dhe gjak kudo nëpër dysheme. Ndërkohë mungojnë pajisjet mjekësore bazë, oksigjeni, ambulancat dhe ventilatorët. Gjithashtu mediat kanë arritur të dallojnë edhe minjtë që ushqehen me gjakun që rrjedh nëpër kanalizimet e prishura të spitalit.

“Çdo ditë vij në punë me frikë” ka treguar një infermiere e vjetër.

Ndërkohë NUK kanë qenë të paktë mjekët që kanë mbetur të traumatizuar edhe në spitalin Dora Nginza në Port Elizabeth. Kjo pasi atje disa nëna me foshnjat e tyre humbën jetën për shkak të mbipopullimit./tvklan.al






Të ngjashme