Diplomohen studentët e Akademisë së Rendit – (31 Korrik 2000)


Diplomohen studentët e Akademisë së Rendit – (31 Korrik 2000)

19:59 31/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Forcat shqiptare të policisë, që nga dita e sotme do të kenë në radhët e tyre 52 djem e vajza të diplomuar. Janë studentët e Akademisë së Rendit të cilët në prani të Presidentit të Republikës Rexhep Mejdani, Ministrit të Rendit Spartak Poçi, Drejtorit të Policisë Shqiptare Veli Myftari, si dhe ushtarakëve të misionit MAPE në Shqipëri, kanë zhvilluar ceremoninë e ndarjes së diplomave të tyre.

Në përshëndetjen e tij, Ministri Poçi përveç rezultateve të arritura, ka kërkuar nga specialistët e lartë të shtetit, titullin që do të mbajnë këtej e tutje këta studentë, të luftojnë krimin e organizuar, duke u munduar të vendoset më shumë rregull e qetësi.

Ndërsa Presidenti i Republikës Mejdani është shprehur, se ai sapo ka firmosur ligjin për policinë e shtetit për t’i ardhur në ndihmë stabilitetit të vendit tonë dhe policisë shqiptare. 52 studentët kanë studiuar tre vjet pranë Akademisë së Rendit dhe dalin nga bankat e kësaj shkolle, të graduar toger dhe nëntoger, për t’u vendosur më pas në komisariatet e policisë në të gjithë vendin./tvklan.al






Të ngjashme