Pali Xhelo akuzon KQZ për paaftësi – (31 Korrik 2000)


Pali Xhelo akuzon KQZ për paaftësi – (31 Korrik 2000)

09:28 31/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është diskretituar që në fillim të veprimtarisë së tij. Paaftësi intelektuale e profesionale, pasi tre nga katër vendimet e marra, i ka kontestuar po vetë”. Këto janë akuzat e hedhura ndaj këtij komisionin nga sekretari Pali Xhelo, pasi është larguar nga ky komision tek i cili këtë post, Xhelo arriti ta jetojë tetë ditë, pasi është njoftuar se ka pasur gabime procedurale në zgjedhjen e tij.

Pas zgjedhjes së sekretarit, organizimi i mbledhjeve të KQZ është e drejtë dhe detyrë e tij, por sipas Xhelos ky komision është mbledhur në mënyrë të paligjshme, duke i ngjarë një celule ilegale. Duke i quajtur politikanët, qytetarë të përfshirë në kastën e lartë, ai u bën thirrje të largohen prej saj, duke punuar aty ku janë të aftë të kontribuojnë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme