Zaev fiton zgjedhjet në RMV


Zaev fiton zgjedhjet në RMV

09:00 16/07/2020

BDI, partia shqiptare me më shumë deputetë

Nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, kur janë numëruar pjesa me e madhe e votimeve, rezulton se LSDM e Zoran Zaev është fituese me koalicionin “Mundemi”. Kështu, LSDM rezulton se ka fituar 46 deputetë, ndërsa VMRO-DPMNE 44 deputetë.

Mediat maqedonase raportojnë se partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë fituar 33 deputetë nga rezultati paraprak.

Kështu nga llogaritjet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 15 mandate, Aleanca për Shqiptarët 12, Partia Demokratike Shqiptare 2 mandate dhe Lëvizja BESA, e cila garoi në koalicion me LSDM, 4 mandate.

Gjatë natës së kaluar, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev shpalli fitore të LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Zaev i vlerësoi zgjedhjet si evropiane, të sigurta dhe bashkëkohore si dhe falenderoi të gjithë ata që dolën për të votuar.

“Sot fitoi e ardhmja, fitoi përparimi. Koncepti, një shoqëri për të gjithë, i mundi përçarjet”, tha Zaev.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen për 120 deputetët e Kuvendit. Ato u zhvilluan për 3 ditë me radhë për shkak të pandemisë.

Tv Klan






Të ngjashme