Tregu i Uzinës Dinamo ende jofunksional (2 Gusht 2000)
Tregtarët e fruta-perimeve me shumicë tek Brryli, sot duhej të ishin në pikëshitjen e re. Prej kohësh ata kanë lidhur kontratë me drejtorin e Uzinës Dinamo për t’u vendosur aty. Dje tregu i ri duhej të kishte nisur punë, por shitësit vërejnë se kontrata është shkelur. Ata thonë se nuk po kërkojnë kushtet maksimale siç i ka bota, por ato më imediatet si dyert e tregut, elektrifikimi e të tjerë. Edhe sot punëtorët po punonin, por sipas tyre këtu duhet shumë kohë që tregu të përfundojë sipas kërkesave të shitësve./tvklan.al