Kryeministri Meta shkarkon Zv/ministrin e Mbrojtjes Ilir Boçka – (4 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Kryeministri Meta ka firmosur sot shkarkimin e zëvendës ministrit të Mbrojtjes Ilir Boçka. Kështu Meta ka nisur ndryshimet e deklaruara disa kohë më parë në nivelin e dytë të administratës. Në vend të zv/ministrit të shkarkuar, kryeministri Meta ka emëruar menjëherë ish-ambasadorin tonë në Rumani, Marko Bello.
Vetëm një muaj pas lirimit nga detyra të Ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga dhe zëvendësimit të tij me Ilir Gjonin, Ministria e Mbrojtjes është përfshirë nga nja valë shkarkimesh. Burime nga Ministria e Mbrojtjes deklarojnë se ndërsa është folur për reformën në ushtri dhe Ministrinë e Mbrojtjes, administrata e kësaj ministrie nuk kishte pësuar asnjë ndryshim.
Ndërkohë ministri Gjoni, si kriter për emërimet e reja ka vënë moshën relativisht të re, specializimet në perëndim dhe rezultatet në punë./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego