SHBA mund të bllokojë aplikacionin Tik Tok


SHBA mund të bllokojë aplikacionin Tik Tok

21:51 16/07/2020

Shtëpia e Bardhë mund të marrë vendim brenda disa javëve për të bllokuar aplikacionin kinez të videove Tik Tok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo masë mund të merret për shkak të shqetësimeve që lidhen me sigurinë kombëtare. Aplikacioni Tik Tok dyshohet se ndan të dhënat personale të përdoruesve me qeverinë kineze, ndërsa përfaqësuesit e këtij aplikacioni i kanë mohuar këto pretendime.

Një zyrtar amerikan ka thënë për mediat se administrata e Presidentit Donald Trump është duke studiuar nëse rrezikohet siguria kombëtare nga ky aplikacion. Përveç Tik Tok, po monitorohen edhe aplikacione të tjera të tilla si WeChat që dyshohet se mund të përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.

Sipas ekspertëve amerikanë, ka dyshime që këto aplikacione mbledhin informacion mbi qytetarët apo përdoruesit dhe më pas këto të dhëna i vënë në dispozicion të qeverisë kineze. Tik Tok është një nga aplikacionet më popullore të videove me 1.5 miliardë shkarkime. /tvklan.al






Të ngjashme