KQZ regjistroi 15 parti për zgjedhjet lokale – (4 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Në mbledhjen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi 15 parti si subjekte elektorale nga 28 parti politike që kishin paraqitur dokumentacionin. Përfaqësuesit e 15 partive të regjistruara duhet të tërheqin menjëherë formularët për kandidatët e tyre për kryetar të komunave dhe bashkive.
Problemin e dy partive të Legalitetit me të njëjtin emër do ta zgjidhë Gjykata e Tiranës. 13 partitë me dokumentacion të paplotë, si dhe Partia Demokratike, e cila ende nuk ka paraqitur kërkesën për regjistrim, kanë si afat të fundit datën 15 Gusht. Përsa i përket zgjedhjes së sekretarit të KQZ, të hënën testohen gjashtë kandidatët e paraqitur./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame