PD fushatë elektorale në Shkodër – (5 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Demokratët shkodranë do të votojnë më 1 Tetor për të rikthyer ligjin dhe shtetin ligjor, rendin dhe sigurinë e jetës. Në takimin me zgjedhësit shkodranë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode tha, se rrënimi ekonomik i qytetarëve ka në themel rritjen e taksave nga 28%, që ishin në vitin 1996, në 68% sapo erdhën në fuqi neokomunistët.
Nga falimentimi i ndërmarrjeve private dhe largimi i investitorëve të huaj, tha Bode, humbën vendet e punës 72 mijë punëtor, ndërkohë 70% e familjeve shqiptare tani nuk mund të vishen, ushqehen dhe mjekohen./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame