Partia Republikane konferencë për krimin në vend – (5 Gusht 2000)


Partia Republikane konferencë për krimin në vend – (5 Gusht 2000)

23:33 05/08/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

“Në Shqipëri ligjin vazhdon ta bëjë rruga”. Kështu kanë deklaruar sot republikanët duke komentuar vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit dhe kjo ndodh pasi organet e rendit dhe të drejtësisë nuk janë të aftë, ose janë të korruptuar dhe nuk luftojnë siç duhet krimin, ka deklaruar nënkryetari i PR Begeja. Krimi ka marrë formën e organizuar, pasi mbështetet nga segmente të forcave politike në pushtet.

Partia Republikane, ka kujtuar në konferencën e sotme për shtyp edhe njëherë platformën e saj për rendin, që ka të bëjë me domosdoshmërinë e dënimit me vdekje dhe ngritjen e strukturave më të fuqishme për të luftuar dhe dënuar krimet e rënda. “Të nderosh policët e vrarë nga kriminelët është detyrë morale, por mbi të gjitha, organet e rendit dhe qytetarët kanë nevojë për siguri”.

Pyetjes së gazetarëve se përse republikanët nuk kanë bërë homazhe në ceremoninë mortore për Arben Zylyftarin, Begeja pretendon se nuk ka pasur njoftim për partitë e djathta për zhvillimin e ceremonisë dhe të kortezhit./tvklan.al






Të ngjashme