Serie A, hapet gara për titull


Serie A, hapet gara për titull

17:28 17/07/2020

Inter fiton, afrohet në 6 pikë me Juventus

Hapet gara për titull në Serinë A. Kjo falë fitores se Interit, që mposhti 4-0 në transfertë skuadrën modeste dhe të vendit të fundit SPAL. Me këtë sukses Inter ngjitet në vendin e dytë dhe është 6 pikë larg Juventus, kur mbeten edhe 5 javë në Serie A.

Ndeshja e luajtur në stadiumin Paolo Mazza është zhbllokuar në minutën e 37-të nga Candreva, që shërbehet mjaft mirë nga Alexis Sanchez.

Kaq mjaftoi në pjesën e parë, ndërsa tre golat e tjerë të sfidës erdhën në pjesën e dytë. Biraghi dyfishoi në minutën e 55’ me një gjuajtje në hyrje të zonës, teksa gjen cepin e portës. Alexis Sanchez në minutën e 60’ realizon golin e tretë me kokë, pas një pasimi të artë të Biraghit.

Goditjen e nokautit e jep Gagliardini në minutën 74’. Merita është e Ashley Yong me atë pasim të artë, teksa italiani më pas nuk e kishte të vështirë të shënonte me portën bosh. I kënaqur natyrisht pas ndeshjes trajneri Antonio Conte

“Ishte e rëndësishme të jepnim një sinjal vazhdimësie, bindjeje, dëshire dhe vendosmërie. Kurrë nuk ka asgjë të lehtë. Gjashtë pikë nga Juventusi janë shumë në këtë moment të kampionatit. Ne do të bëjmë tonën, duke i marrë ndeshjet një e nga një, pa e pasur mendjen çfarë bën Juventus”.

Java e ardhshme sjell sfida mjaft interesante, teksa Inter do të luajë në Romë përballë skuadrës vendase, ndërsa Juventus pret Lazion në Torino.

Tv Klan






Të ngjashme