Berisha takim me kryetarët demokrat në rrethe – (6 Gusht 2000)


Berisha takim me kryetarët demokrat në rrethe – (6 Gusht 2000)

15:40 06/08/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Kryetarët e Partisë Demokratike në rrethe duhet të japin dorëheqjen nga këto detyra në rast se duan të kandidojnë për kryetar të komunave dhe bashkive më 1 Tetor. Në takimin kombëtar në selinë e PD, me kryetarët, nënkryetarët, sekretarët e degëve, si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave përfaqësues të kësaj partie u theksua puna me elektoratin dhe militantët në ruajtjen e votave.

Më i votuari në parti, u tha kryetari Berisha drejtuesve lokalë nuk është më i votuari në publik. Si kriter kryesor vlerësimi për kandidatët, duhet të jenë shfaqet e korrupsionit tha më tej Berisha, duke shprehur besimin e një fitore të thellë në zgjedhjet lokale, për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme