Partia Demokratike akuza ndaj ministrit të Rendit Spartak Poçi (8 Gusht 2000)


Partia Demokratike akuza ndaj ministrit të Rendit Spartak Poçi (8 Gusht 2000)

11:19 08/08/2000

Demokratët e kanë akuzuar sot ministrin e Rendit Spartak Poçi si ish bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit. Drejtuesit e selisë blu, Ilir Bano dhe Edi Paloka, deklaruan sot se Partia Demokratike me të ardhur në pushtet me forcën e ligjit do të shkatërrojë pallatet e Poçit.

Sipas tyre ministri i Rendit është drejtuesi kryesor i trafiqeve të drogës, cigareve dhe klandestinëve. Sekretari Organizativ Ilir Bano tha se Partia Demokratike denoncon shkeljet dhe manipulimet nga qeveria në regjistrimin e votuesve./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme