Policia vë në praga klandestinët kurd (8 Gusht 2000)


Policia vë në praga klandestinët kurd (8 Gusht 2000)

12:34 08/08/2000

Janë kapur sot në mesditë në stacionin e treni në Tiranë 13 persona me kombësi kurde. Të 13 personat ishin në pritje të trenit për në Vlorë dhe me të mbërritur atje do të largoheshin me skaf në Itali. Klandestinët kanë qëndruar në Tiranë për më shumë se 3 javë. Vetë ata tregojnë se kanë hyrë në Shqipëri nga Maqedonia me autobusë turq dhe të pajisur me këto pasaporta.

Para disa orësh në Himarë të Vlorës janë kapur 79 persona me kombësi kurde duke tentuar të largoheshin për në brigjet italiane. Ndalimi i sotëm në Tiranë u bë pas disa vëzhgimeve të efektivave të Komisariatit 3. 10 ditë më parë, një pronar hoteli në Tiranë, u arrestua pasi kishte mbajtur klandestinë kurdë.

Sot Komisariati 3, pas sinjalizimeve bëri të mundur ndalimin e këtyre personave. Mendohet se është një rrjet i organizuar me shqiptarë dhe turq që realizojnë lëvizjen nga Shqipëria për të larguar më pas drejt Italisë këta persona./tvklan.al






Të ngjashme