Të ndërtosh pallat mbi kolektorin e ujërave të zeza (9 Gusht 2000)
Themelet e këtij pallati janë mbi kolektorët e ujërave të zeza. Kjo ndodh në qendër të lagjes “18 shtatori” në qytetin e Gjirokastrës. Pasi mblidhen në këtë gropë disa metërshe, ujërat fillojnë dhe rrjedhin nëpër qytet. Fare pranë janë rreth 15 dyqane dhe rreth 60 shitës ambulantë. Aty shiten perime, bulmet dhe mish.
Ndërsa puna e higjenës është parë me kohë, por mbetet halli i kolektorit. Ai po varroset përfundimisht në themele. Në këtë mënyrë hapet problemi i gjatë i kanalizimeve edhe në Gjirokastër./tvklan.al