Arrihet marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare


Arrihet marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare

20:09 21/07/2020

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës ka përfunduar me nënshkrimin e një marrëveshjeje politike mes palëve.

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka njoftuar se palët kanë rënë dakord që në seancën e 23 Korrikut do të votohen ndryshimet kushtuese të dakordësuara më 5 Qershor me opozitën jashtëparlamentare, si dhe për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave të kandidatëve.

Në draftin e marrëveshjes që u diskutua, të siguruar edhe nga Televizioni Klan, thuhet se të dyja palët angazhohen për të nxitur dhe mbështetur dialogun midis tyre dhe opozitës jashtëparlamentare, në një proces gjithëpërfshirës me synim arritjen e një dakordësie sa më të gjerë.

Më herët ditën e sotme, Komisioni i ligjeve miratoi pa asnjë ndryshim amendimet në Kodin Elektoral sipas marrreveshjes së arritur nga Këshilli Politik në datën 5 Qershor, ku deputetët e opozitës votuan kundër. /tvklan.al






Të ngjashme