Shpërthen gazi në firmën private, 3 të plagosur
Nën hetim plotesimi i kushteve te sigurisë nga kompania
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në ambientet e firmës private “Alba Gaz” në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan. Ngjarja ndodhi paraditen e së mërkurës sapo kishte nisur puna.
Nga shpërthimi u plagosën rëndë 3 punëtorë. Osman dhe Eduard Bendaj, 69 dhe 42 vjeç, babë e bir si dhe Qemal Mullhau 61 vjeç u dërguan me urgjencë në spital.
Mësohet se rrjedhja e gazit ka ndodhur në repartin e oksigjenit. Hetimi ka nisur edhe Prokuroria e Elbasanit dhe Inspektorati Shtetëror Teknik.
Po verifikohet nëse përmbushen kushtet e sigurisë në punë brenda firmës private në ish-kombinatin Metarlugjik.
Policia thotë se ngjarja është raportuar si aksidentale nga firma private, por ka ekspertët po hetojnë protokollet e sigurisë për të mësuar arsyet e shpërthimit.
Tv Klan