Partia Republikane: Kjo do të jetë një fushatë elektorale e rrezikshme (12 Gusht 2000)
Republikanët kanë paralajmëruar sot fillimin e një fushate elektorale të rrezikshme pasojat e së cilës do të bien mbi shqiptarët e thjeshtë. Sipas Partisë Republikane, dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, përsëri po e mbështesin potencialin e tyre politik vetëm në luftën partiake pas sjellë asgjë të re në zgjidhjen e konflikteve të vendit.
Këto dy parti tha sekretari organizativ i Partisë Republikane Aleksandër Garuli në një simbiozë politike, po tentojnë edhe njëherë ekstremizimin e politikës për t’a çuar psikologjinë elektorale në votimin kundër. Në këto kushte republikanët pretendojnë të përfaqësojnë një alternativë tjetër duke patur si aleatë të vetëm në këto zgjedhje elektoratin shqiptar.
Kështu Partia Republikane do të zhvillojë një fushatë intensive deri në organizimin e mitingjeve politike do të mbizotërojë logjika e ftohtë dhe pozitive./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego