Përfundon pa rezultat mbledhja e Këshillit Politik


Përfundon pa rezultat mbledhja e Këshillit Politik

18:01 22/07/2020

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, mbajtur këtë të mërkurë, ku mungoi përfaqësia nga opozita jashtëparlamentare.

Diskutimi që zgjati vetëm 40 minuta, duket se nuk ka dalë në asnjë përfundim konkret, teksa edhe Rudina Hajdari edhe Myslim Murrizi u shprehën se nuk do të votojnë marrëveshjen e 5 Qershorit, të dakodërsuar me opozitën jashtë parlamentit.

Murrizi u shpreh se nuk arrin që ta kuptojë arsyen se përse opozita jashtëparlamentare nuk paraqitet në këto mbledhje, pasi sipas tij, ekziston mundësia që nëse parashtrojnë argumentet për marrëveshjen e sipërpërmendur, edhe opozita parlamentare mund t’i mbështesë.

Murrizi  me ironi e ka quajtur këtë marrëveshje si “marrëveshje e 1 Qershorit”, teksa tha se mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare vijojnë të jenë miq mes tyre dhe se “vetëm orari i gjumit i ndanë”.

Sakaq, Hajdari u shpreh se gjatë kësaj mbledhjeje ka pasur në debat, ku ajo që vijon të kërkohet prej tyre, është që mazhoranca të garantojë hapje 100% të listave. /tvklan.al






Të ngjashme