Spartak Poçi: Policia në ndihmë të votuesve në ditën e zgjedhjeve lokale (12 Gusht 2000)
Policia shqiptare do të përballojë çdolloj situate me profesionalizëm dhe përgjegjësi ligjore gjatë fushatës elektorale dhe pas saj. Kështu ka deklaruar sot para gazetarëve Ministri i Rendit Spartak Poçi. Në zyrat e dikaserit blu, por dhe në drejtoritë rajonale brenda 15 gushtit do të përfundojë plotësisht hartimi i një projekti të detajuar dhe strategjik për koordinimin e punës së policisë shqiptare për të siguruar qetësi dhe botë të garantuar.
“Në këto zgjedhje, policia e shtetit do të përdoret për të siguruar që populli shqiptar të jetë i lirë për të ushtruar të drejtën e tij për të votuar në një mjedis të sigurt dhe të lirë. Kërcënimi ose kufizimet e lirisë së shtetasve për të shkuar në qendrat e votimit apo anasjelltas, nuk do të tolerohet. Policia në mënyrë rigoroze do të zbatojë ligjin duke qenë krejtësisht e paanshme me ndonjë forcë të caktuar politike.”
Të gjithë të ndërgjegjësohen se policia nuk do të vjedhë votën e popullit në interes të politikës. Askush nga forcat politike po nga segmente të caktuara, të mos mendojnë se mund të luhet me policinë shqiptare ka paralajmëruar ministri i Rendit. Sot ai ka zyrtarizuar dhe emrin e drejtorit të ri të policisë së Prefekturës Shkodër i cili do të zëvendësojë në detyrë Kolonel Arben Zylyftarin.
Pëllumb Molla do të jetë shefi i ri i policisë për Prefekturën Shkodër. Të hënën vetë Poçi do të bëjë prezantimin e Mollës në drejtorinë e kësaj prefekture./tvklan.al