Ndërron jetë 27-vjeçari, ishte asimptomatik për Covid-19


Ndërron jetë 27-vjeçari, ishte asimptomatik për Covid-19

10:54 24/07/2020

Një djalë i ri 27-vjeçar nga Kavaja i shtruar në Spitalin Infektiv prej disa ditësh, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. I riu ishte i prekur nga koronavirusi Covid-19, ndërsa vuante edhe nga sëmundje tjetër.

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se 27-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. Ai vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut, ndërsa ishte asimptomatik për Covid-19.

Me vdekjen e të riut, numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 124, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 4466. /tvklan.al






Të ngjashme