Mike Tyson zbret në ring
Mike Tyson do të rikthehet! Zërat e shumtë që kanë qarkulluar prej ditësh kanë marrë edhe formë zyrtare. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda ka konfirmuar rikthimin në ring.
Legjenda e boksit do të zbresë në ring më 12 Shtator në Los Angelos në një duel me 8 raunde. Të shumtë kanë qenë emrat që dëshironin të viheshin përballë tij, por garën e ka fituar një prej ikona të boksit botëror, Roy Jones JR.
I cilësuar si një nga boksierët më të mirë të të gjithë kohërave, Jones u bë i njohur në vitin 2003, kur fitoi titullin e WBA për peshat e rënda, duke u bërë i pari boksier që fillimisht ishte shpallur kampion i peshave të mesme në 106 vjet.
Më parë, 51-vjeçari u bë kampion i padiskutueshëm i peshave të lehta, duke unifikuar titujt ËBA, ËBC dhe IBF. Gjatë karrierës së tij të sukseseve, Jones njihej për shpejtësinë e jashtëzakonshme të goditjeve, dinamik në ring dhe mjaft rezistent.
Kjo mund të cilësohet edhe si dueli i parë i veteranëve. Tyson 54-vjeçar do të ndeshet me Roy Jones Jr 51-vjeçar në një duel të tërin për t’u shijuar. Të ardhurat do të shkojnë për bamirësi për stafet mjekësore në Amerikë që po merren me përballimin e Covid-19, ndërkohë që ende mbetet të zbulohen shifrat që i kanë prishur mendjen dy ish-kampionëve për t’u rikthyer në ring.
Klan Plus