Riparimi i statujës së Skëndërbeut përfshihet në projektin “Kthim në identitet” (16 Gusht 2000)
Riparimi i statujës së Skënderbeut dhe mjedisit rreth tij, janë përfshirë në projektin “Kthim në identitet”. Restauruesit gjermanë të ministrive, kanë vendosur që të realizojnë punimet me shpenzimet e tyre. Gjermanët kanë rrethuar qendrën e Tiranës dhe do të fillojnë punën në shtator.
Fillimisht do të mbushen zgavrat e krijuara në statujën e bronztë së cilës parashikohet t’i ndryshojë pamja. Gjithashtu do të rregullohet dhe bazamenti i gurtë i monumentit. Trotuari, bordura dhe do të bëhet ndriçimi i plotë i tij. Së fundmi pritet të ndryshojë pamje dhe shtiza ku ngrihet flamuri./tvklan.al