PSD nuk mbështet kandidaturën e Edi Ramës për kryetar bashkie (16 Gusht 2000)


PSD nuk mbështet kandidaturën e Edi Ramës për kryetar bashkie (16 Gusht 2000)

15:52 16/08/2000

Partia Socialdemokrate do të ketë kandidatin e saj për kryetar bashkie të Tiranës. Socialdemokratët kanë vendosur të mos mbështesin Edi Ramën pas përcaktimit të djeshëm të emrave të kandidatrave për minibashki, të gjithë nga Partia Socialiste. Sipas kryetarit të përgjithshëm socialdemokrat Gaqo Apostoli, për socialistët fryma është e njëjtë ndërsa kandidaturat janë të ndryshme.

“Partia Socialdemokrate është në procesin e përfundimit të kandidaturave për 11 minibashkitë e Tiranës. Gjithashtu po vazhdojnë negociatat me figurat e spikatura të saj për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për kandidatin tonë. Kuptohet që ne kemi qenë të hapur për një bashkëpunim deri në kandidime të përbashkëta, natyrisht në raporte të përcaktuara. Mesa duket raporti për të shkuar drejt frymës të arritjes strategjike që është e majta e bashkuar moderne, kemi mbetur në një frymë të përbashkët për kandidime të veçanta.”

Apostoli ka deklaruar se Partia Socialdemokrate nuk ka asnjë qejfmbetje me socialistët, përkundrazi këta të fundit tha ai janë të zemëruar me ne./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme