Miratohet lista me 1566 familje përfituese
Këshilli Bashkiak jep “OK” për rindërtimin e 150 banesave
Pas 3 mijë emrave të parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës që u mblodh sot online miratoi pagesat “kesh” për 1566 familje, shtëpitë e të cilave pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, por që mund të riparohen.
Këshilli miratoi edhe rindërtimin e 150 banesave të reja individuale, të shpallura si të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit.
Bëhet fjalë për shtëpi individuale në zonat rurale të qytetit, të cilat i shtohen 200 ndërtesave të miratuara më herët, që kanë nisur të rindërtohen tashmë.
Deri në marrjen e banesës së re, këto familje do të përfitojnë bonusin e qirasë.
Në mbledhjen e sotme, u miratua trajtimi me bonus qiraje edhe për 40 familje të tjera në nevojë, por nuk janë të prekura nga tërmeti.
Tv Klan