Gëzhoja në derën e dyqanit

Foto ilustruese

Gëzhoja në derën e dyqanit

10:45 28/07/2020

Pronari i një dyqani elektroshtëpiakesh në kryeqytet u përball me një skenë të pazakontë mëngjesin e kësaj të marte, kur shkoi të hapte biznesin e tij. Në derën e dyqanit, ai gjeti gëzhoja arme zjarri dhe xhamin e derës të thyer. Ai njoftoi menjëherë policinë.

“Rreth orës 08:25, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari  i një dyqani elektro-shtëpiake ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve“, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat./tvklan.al






Të ngjashme