![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2020/05/kosove.jpg?fit=700%2C394&ssl=1)
Masat e reja për Covid-19, Kosova nuk do të rikthejë karantinën me Shqipërinë
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për masat e reja anti-Covid-19, në të cilat nuk përfshihet ai për vetëizolim për 7 ditë për shtetasit kosovarë që kthehen nga vendet e rajonit si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.
Lajmin për mos futjen e kësaj mase, e ka konfirmuar Klan Kosova përmes këshilltarit të kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri.
Ky propozim u hodh në votim në mbledhjen e sotme të qeverisë. /tvklan.al