Foshnjet e braktisura në maternitetin e Tiranës (18 Gusht 2000)


Foshnjet e braktisura në maternitetin e Tiranës (18 Gusht 2000)

12:11 18/08/2000

Në maternitetin e Tiranës janë këto dy dhoma ku mbahen foshnjet e braktisura. Mjediset janë pajisur nga bamirës amerikanë të cilët sigurojnë ushqimin dhe veshjet. Brenda një muaji, punonjësit socialë, përgatisin dokumentet e foshnjes dhe më pas i porsalinduri dërgohet në jetimore. Në rast se brenda 6 muajsh nuk e kërkojnë prindërit fëmija shpallet i braktisur dhe për të fillojë procedurat e birësimit.

Sipas mjekëve gjatë këtij viti braktisja e të porsalindurve është shtuar. Nga janari e deri sot, numri ka arritur në 36 nga 26 që ishin vjet gjatë gjithë vitit. Njëra nga infermieret që i ndjek vazhdimisht këta fëmijë shprehet se braktisja ndoshta vjen nga kushtet ekonomike të dobëta. Për këta muaj, jeta e tyre do të jetë brenda këtyre muajve. Më pas ajo është e destinuar si e qindra foshnjave të tjerë, duke u njohur me emrin jetim./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme