Bjellorusia injoron Covid-19
Lukashenko: Është psikozë që ka pushtuar botën
Presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko vijon të besojë se koronavirus është një teori konspirative. Në deklaratën e fundit në një sallë hokeji me plot tifozë, ku nuk mban maskë dhe distancë as ai dhe as gazetarja, thotë se vdekjet në botë janë pasojë e një psikoze globale.
“Këto janë pasojat e psikozës që është përhapur në të gjithë botën. Njerëzit janë të frikësuar, por asnjë person nuk ka vdekur për shkak të koronavirusit në vend. Askush.
Teoria e tij e radhës vjen pak ditë pasi deklaroi se Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka ofruar gati 1 miliard dollarë, në këmbim që vendi i tij t’i nënshtrohet izolimit si në Itali.
Ai tha se e kishte kaluar virusin në këmbë pa asnjë simptomë dhe 97% e bjellorusëve janë asimptomatikë.65-vjeçari nuk ka marrë asnjë masë në kuadër të pandemisë, madje në vend të frikës popullin e tij e këshillon të pijë vodka, të bëjë sport dhe sauna. Bjellorusia i mbajti kufijtë e saj të hapur dhe lejoi që ndeshjet e futbollit të luheshin me spektatorë.
Sipas të dhënave nga Reuters, Bjellorusia, me 9.5 milionë banorë ka aktualisht 67,366 të prekur me koronavirus, teksa 543 persona kanë humbur jetën.
Tv Klan