Sot Kuvendi voton ndryshimet kushtetuese
Mazhoranca: Nuk preken koalicionet parazgjedhore
Kuvendi është mbledhur prej mëngjesit të sotëm dhe po diskuton në seancë plenare ndryshimet në Kushtetutë për të sanksionuar hapjen e listave të hapura të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Mazhoranca thotë se këto ndryshime nuk prekin koalicionet parazgjedhore të cilat do të duhet të krijohen tashmë me një mënyrë të re nga e kaluara.
Sipas deputetëve socialistë hapja e listave jo më pak se 2/3-at e tyre do t’u mbetet diskutimeve për Kodin Zgjedhor që do të bëhen pas ndryshimeve në Kushtetutë.
Opozita parlamentare është e përçarë sa u takon këtyre ndryshimeve pasi një pjesë e saj i ka mbështetur ndërsa disa deputetë kanë deklaruar votën kundër.
Tv Klan